‘Hazard asnjëherë nuk ka qenë top profesionist, ai kurrë nuk e ka pasur instiktin e Messit dhe CR7’
Transferimi luksoz i Eden Hazardit te Real Madridi, qartazi nuk ka shkuar aspak sipas planit.
Sulmuesi belg iu bashkua klubit në verën e vitit 2019, pas një sezoni brilant me Chelsean, transmeton Periskopi.
Ai ishte ‘Galactico’ i fundit që iu bashkua Real Madridit, por ai nuk ka qenë as afër vetes sa ishte në Londër.
Lëndimet kanë stagnuar dy sezonet e para të Hazardit në kryeqytetin spanjoll, duke e kufizuar atë në vetëm 38 paraqitje në të gjitha garat për klubin.
Karakteri dhe sjellja e belgut prej kur iu bashkua Real Madridit gjithashtu është hedhur në dyshim, vecanërisht pasi ai u paraqit në parasezonën e klubit mbipeshë.
Nuk është dicka që pritet kjo nga një prej futbollistëve më të talentuar të shekullit dhe ish-anësori i Chelseat, Damien Duff ka kritikuar sjelljen e Hazardit.
Më pak se një javë para se ‘Të Kaltërit’ të presin Real Madridin në ‘Stamford Bridge’, irlandezi dha një deklaratë të guximshme duke thënë se belgu ‘asnjëherë nuk ka qenë top profesionist.’
”Shqetësuese për të të vazhdojë kështu,” tha Duff për ‘RTE’.
”Ai është 30-vjecar, ai varet nga mprehtësia, dhe driblimet e shpejta. Të gjithë e dimë se pas moshës 30-vjecare është rënie e lirë.
”Ai asnjëherë nuk ka qenë top profesionist dhe ai kurrë nuk e ka pasur instiktin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Po ta kishte, ju sigurisht do ta përmendnit me këta dy lojtarë.
”Ai u paraqit në parasezonën e parë për Real Madridin – pas 160 milionë eurove – mbipeshë. I trashë. Quajeni si të doni.
”Shqetësuese për të, sepse ka pasur 11 lëndime dhe të ktheheni nga 11 lëndime – dhe mezi ka luajtur në këto dy vite – ju duhet të keni instikt, duhet të jeni top profesionist.
”Mund të themi se përgjatë karrierës, ai gjithmonë ka pasur vështirësi me peshën.
”Të transferoheni nga Real Madridi për 160 milionë euro, ju duhet të shfaqeni në parasezon në formë jetësore.
”Dhe ai u paraqit mbipeshë sepse ishte në pushime. Nuk e pranoj këtë.” /Periskopi.com/