Haxhiut s’i pengon gjuha e Kurtit ndaj institucioneve të drejtësisë, por gabimet teknike të KPK-së

Haxhiut s’i pengon gjuha e Kurtit ndaj institucioneve të drejtësisë, por gabimet teknike të KPK-së

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar pas refuzimit të kryeministrit Albin Kurti për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me keqpërdorimet me rezervat shtetërore.

Në reagim, KPK dhe ZKPSH kanë thënë se ‘’ligji nuk mund të interpretohet sipas shijeve dhe nevojave ditore të kryeminsitrit në detyrë’’.

I menjëhershëm qe reagimi nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të cilës më shumë i bënë përshtypje gabimet teknike në komunikatën e KPK-së, sesa gjuha e Kurtit karshi institucioneve të drejtësisë.

”Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Kryeministri, Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë dhe se sot është data 4 mars dhe jo 4 shkurt.

Fakti që i referohen si kryeministër në detyrë flet shumë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

KPK i reagon Kurtit: Zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas interesave dhe nevojave ditore të Kryeministrit në detyrë

Shpërndaje në: