Haxhiu: Tre drejtora të Klinikës së Onkologjisë i ndrroi Kurti, për ta rikthyer Ilir Kurtishajn e PDK-së me sukseset e të cilit sot po mburret
Sot, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e renovimit të Klinikës së Onkologjisë. Në krye të kësaj Klinike është njeriu i PDK-së, Ilir Kurtishaj, për të cilin as Kurti e as Vitia nuk kursyen lavdata për punën që po bëhet aty.
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu reagoi përmes një statusi në Facebook, ku thotë se “Lëvizja Vetëvendosje për ta rikthyer Dr. Ilir Kurtishaj nga PDK, ka ndërruar tre drejtora të Klinikës së Onkologjisë”.
“Tre drejtora të Klinikës së Onkologjisë i ndrroi LVV-ja për ta rikthyer Dr. Ilir Kurtishajn e PDK-së me sukseset e të cilit sot po mburret Kurti. Faleminderit Dr.Ilir Kurtishaj për punën dhe profesionalizmin e treguar ndër vite”, shkruan ai.
Kujtojmë se, Kurtishaj ishte kandidat për deputetë në radhët e PDK-së në zgjedhjet e kaluara.