Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV e harroi kauzën për zbardhjen e rastit

Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV e harroi kauzën për zbardhjen e rastit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Vetëvendosjen për agjenden e tyre për rastin e 8-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit.

Haxhiu ka thënë se po luhet shah e ping-pong me Deharin, duke shtuar se Vetëvendosje ka harruar kauzën e tyre për zbardhjen e rastit të Deharit.

Duke qenë në pushtet më shumë se 4 vjet, në këtë përvjetor do të duhej të dilnin me zbulimin e të vërtetës së vdekjes së tij, jo të organizojnë lojra shahu e pingponu”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Shah e ping-pong me Deharin!

Shah, ping-pong e përformanca artistike paska organizuar LVV-ja për ta shënuar 8-të vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit.

Si munden aq shpejt ta harrojnë kauzën e tyre, zbulimin e vdekjes së Astritit?

Duke qenë në pushtet më shumë se 4 vjet, në këtë përvjetor do të duhej të dilnin me zbulimin e të vërtetës së vdekjes së tij, jo të organizojnë lojra shahu e pingponu.

Mjaft luajtën pingpong me këtë familje që u manipulua qëllimisht.

Përse në mandatin e tyre humbën mostrat e Astrit Deharit, përse u dogj Instituti ku ndodheshin ato?

Sot para familjes dhe qytetarëve do të duhej këtyre pyetjeve t’u jepnin përgjigje. Besa, edhe shumë pyetje tjera, si ndodhi që të dy djemtë e Avni Deharit të bëjnë vetëvrasje brenda një kohe të shkurtë e që për Arbnorin nuk flitet, as për vetëvrasjen e tij, si ndodhi? Kush e shtyu deri në vetëvrasje?

Mjaft luajtët pingpong me ndjenjat e njerëzve, mashtrues të cilëve po u vie fundi.

Me Kurtin në pushtet Kosova është aq keq, prandaj i duhet një kryeministër si Bedri Hamza për ta bërë #MaMirë.

Shpërndaje në: