Haxhiu reagon për mesazhet Kusari-Simiq: Po u del marrja mbi kapuq, zdravo zemlake, zdravo brate
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas publikimit të mesazheve të reja mes Mimoza Kusari – Lila e Sllavko Simiq.
Haxhiu ka thënë se këto biseda, dëshmojnë komplot kundër Kosovës.
“Paskan mendu që krimet, hajninë m’i fsheh nën kapele, me vazhdu traditën e shefit kur fshihej nën qebe.
Po ja që po u del marrja mbi kapuq.
– Zdravo zemlake!
-Zdravo brate!” – ka thënë tutje ai.
Postimi i plotë:
Përgjimet e publikuara dëshmojnë komplot kundër Republikës së Kosovë.
Bandat e LVV-së nuk kanë lënë rast pa i denigru, linqu luftëtarët e UÇK-së, duke i krahasuar edhe me mercenarë, duke i quajtur kriminel. Nuk duron kjo tokë e larë me gjakun e dëshmorëve e të plagëve të çlirimtarëve përdhosjen, ua qet në shesh ftyrën e vërtetë.
Paskan mendu që krimet, hajninë m’i fsheh nën kapele, me vazhdu traditën e shefit kur fshihej nën qebe.
Po ja që po u del marrja mbi kapuq.
– Zdravo zemlake!
-Zdravo brate!