Haxhiu në tentim për ta larguar vëmendjen e intervistimit nga Prokuroria, flet për “lajmin” shpifës ndaj Periskopit që u transmetua në RTK
Ministrja Albulena Haxhiu, derisa ishte duke folur për arsyet e intervistimit të saj në Prokurorinë Speciale të Kosovës, e që lidhen me dy tema krejt të tjera, Haxhiu ka folur për “lajmin” që u publikua në RTK, duke thënë se ka dorëzuar para prokurorisë, lajmin dhe informacione për Periskopin dhe Gazetën Nacionale.
Haxhiu ka qenë krejt e paqartë për ato se çfarë ka mundur të dorëzoj, derisa ishte duke u marrë në pyetje për krejt diçka tjetër. Tutje ajo thotë se nuk e din se kush e ka bërë hulumtimin për këtë lajm, por që janë kredibil.
“Ju e keni parë një lajm në RTK, ku në këtë rast është përmendur Nacionalja dhe Periskopi u publikua në RTK, unë i kam dhënë informacione edhe Prokurorisë në lidhje me këtë lajm.
Kjo është media kredibile. Unë i kam ofruar para prokurorisë ato që i kam parë edhe vetë.
Kam ofruar para prokurorisë edhe këtë lajm, që është publiku në RTK Live se është e rëndësishme të dijmë se kush financohet nga Serbia. Unë po them që nuk është përgjegjësi e imja të them se kush e ka përgatitur hulumtimin, e përditmshja atje kredibile dhe hulumtimi është bërë nga ata, prandaj u përket institucioneve të hetojnë më shumë, të hulumtojmë, e pata për obligim ato t’i ofroj që i kam parë si ministre dhe zyrtare e Qeverisë së Kosovës .” – ka thënë Haxhiu.