Haxhiu: Mos hapja e urës së Ibrit do të thotë kthim prapa në vitin 1999/2000
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se testimi dhe ngjyrosja e urës së Ibrit ka përfunduar dhe se tash është koha për veprim nga ana e Qeverisë.
Haxhiu ka shtuar se ka kohë që Qeveria Kurti ka rihapur temën e Urës së Ibrit, por sipas tij situata mbetet e pandryshuar.
“Testimi i urës u kry, ngjyrosja po, tani është koha për veprim nga ana e Qeverisë, Ura e Ibrit të hapet edhe për kalim të automjeve. Po bëhen disa muaj që Qeveria Kurti ka rihapur temën e hapjes se Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve, por situata mbetët e pandryshuar.” – ka shkruar Haxhiu.
Në fund ai ka thënë se mos hapja e kësaj ure do të thotë kthim prapa në vitin 1999/2000
“Pas gjithë zhurmës së krijuar për Urën e Ibrit, tani mos hapja e saj për qarkullim të automjeteve do të thotë kthim prapa në vitin 1999/2000.” – ka thënë ai.
Testimi i urës u kry, ngjyrosja po, tani është koha për veprim nga ana e Qeverisë, Ura e Ibrit të hapet edhe për kalim…
Posted by Bekim Haxhiu on Friday, August 9, 2024