Haxhiu i del në mbrojtje shefit të saj: Nuk është e paligjshme që Kurti të intervistohet nga Prokuroria në zyrën e tij

Haxhiu i del në mbrojtje shefit të saj: Nuk është e paligjshme që Kurti të intervistohet nga Prokuroria në zyrën e tij

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka refuzuar ftesën e Prokurorisë Speciale.

Sipas saj kërkesa e kabinetit të qeverisë që Kurti që të intervistohet në zyrën e tij, është e ligjshme dhe se kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Ajo tha se Kurti është ftuar për intervistim në ditën kur VV-ja ka paraqitur listën për deputetë dhe se me këtë veprim Prokuroria Speciale po mundohet që të minojë punën e qeverisë dhe VV-së.

“Siç e keni parë kryeministri Kurti nuk e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për intervistim. Përkundrazi kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë që kërkesa e tyre të realizohet. Kabineti ka propozuar dy data. Nuk ka asnjë arsye që prokuroret të refuzojnë që t’i përgjigjen kërkesë së kryeministri për ta intervistuar, kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur. Por ata nuk duan të flasin, për këtë duhet të pyetet Prokuroria Speciale. Ka ndodhur edhe në të kaluarën. Nuk është diçka e pa ligjshme”, tha Haxhiu.

Shpërndaje në: