Haxhiu hedh dyshime mbi vrasjen e Hajrizit, thotë se ikja e të burgosurve u bë me ndihmën e grupeve kriminale serbe

Haxhiu hedh dyshime mbi vrasjen e Hajrizit, thotë se ikja e të burgosurve u bë me ndihmën e grupeve kriminale serbe

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së Faton Hajrizit në Loznicë të Serbisë.

Ajo hedh dyshime mbi vërtetësinë e lajmit të vrasjes së Hajrizit.

“Nëpërmjet ish zëdhënësit të partisë së Sllobodan Millosheviqit (SPS), tash kryetar i saj dhe ministër i punëve të brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, u dha lajmi se i arratisuri nga burgu në Kosovë, Faton Hajrizi, i dënuar për disa vepra të rënda kriminale, është vrarë. Informacionet këto ditë ishin kundërthënëse, andaj nuk mund ta dijmë me siguri, se a është ai njëmend i vrarë dhe nëse po, a është vrarë në territorin e Serbisë apo të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë detajet tjera të rëndësishme e të nevojshme për hetim. Domosdo nevojitet hetim i gjerë e i thellë, për të zbardhur të vërtetën e këtij rasti”, tha Haxhiu.

Haxhiu thekson se rastet e arratisjes së disa personave nga burgjet e Kosovës, dysohet të kenë ndodhur nën organizimin e grupeve kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë.

“E rëndësishme të potencohet fakti që arratisja e disa personave që po kërkohen nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë. Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkëorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë”, theksoi Haxhiu.

“Në anën tjetër, përdorimi i aktit të vrasjes kriminale të policit nga ministri i brendshëm në Serbi si shtysë e bazë legjitimimi për të krijuar nevojën e një kauze kundërsulmi ndaj shqiptarëve dhe institucioneve të tyre, apo për të krijuar një rrethanë të kinse barazimit me ngjarje të pakrahasueshme në asnjë dimension, është tërësisht i papranueshëm dhe i qëllimshëm. Kjo retorikë e Qeverisë në Beograd është paralajmërim për ngjarje të ardhshme të gatuara në Beograd e që kanë një perspektivë të qartë shoviniste dhe etno-politike”, shtoi ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Përdorimi etno-politik i aktit kriminal të vrasjes së një polici në Lloznicë nga ana e Qeverisë së Serbisë është i…

Posted by Albulena Haxhiu on Saturday, July 20, 2024

Shpërndaje në: