Haxhiu: Do të jemi partia e parë në zgjedhje, LVV del e treta

Haxhiu: Do të jemi partia e parë në zgjedhje, LVV del e treta

Deputeti Bekim Haxhiu, beson se Partia Demokratike e Kosovës do të dalë rreth 35-36 për qind në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

Sa i përket partisë në pushtet – Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Haxhiu beson se do të dalë e treta.

Haxhiu tha se LDK-ja mund ta kalojë Vetëvendosjen në përqindje

“Do të jemi partia e parë. LVV nëse e merr rezultatin zgjedhor të vitit 2019 është sukses për ta. LVV do të del partia e tretë. LDK-ja mund ta kalojë Vetëvendosjen në përqindje”, deklaroi Haxhiu në DPT TE FIDANI në Klan Kosova.

Shpërndaje në: