Haxhiu: Depoja e barnave në ujë, Ministria e Shëndetësisë për tre inspektor merr objekt me qira 1.2 milion €
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka konsideruar skandal ruajtjen e barnave në depo të fundosura nga uji.
Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë ka akomoduar stafin e 3 inspektorëve në një objekt në vlerë 1.2 milion euro, ndërkohë që depon e barnave e ka përfshirë uji e nuk po gjen zgjidhje.
Haxhiu ka kërkuar nga Prokuroria që të hetohet ky rast.
Njoftimi i plotë:
Skandali i radhës i Ministrisë së Shëndetësisë!
I ruan barnat në depo të fundosura nga uji, ndërsa akomodon stafin e 3 inspektorateve në një objekt në vlerë mbi 1.2 milion euro.
Ministria e Shëndetësisë merr objekt me qera 1 milionë e 242 mijë euro për akomodimin e stafit të tri inspektorateve, përderisa Depoja qëndrore farmaceutike e MSH-së që ndodhet te Pallati i Rilindjes është fundosur nga uji për shkak të reshjeve të shiut.
Pse po mbahet “sekret” fundosja e depos qëndrore farmaceutike e MSH-së?
Si është e mundur që barnat të ruhen, në një ambient me lagështi ku depërton uji?
Ndërsa në anën tjetër MSh u siguron objekt milionësh stafit të Inspektoratit!
Çfarë logjike menaxhues është kjo ku më shumë shpenzohet për inspektora se për ruajtjen e barnave, që janë jetike për pacientët?!
Prokuroria duhet të inspektojë këtë depo, ngase mund të asgjesohen stoqe të tëra të barnave për të mbuluar vjedhjen ne sektorin e faramcisë të MSH-së!
Dhe për këtë skandal të mirret në pyetje ministri i Shëndetësisë.