Haxhi Krasniqi reagon pas fitores së mbrëmshme, këto janë fjalët e tij

Haxhi Krasniqi reagon pas fitores së mbrëmshme, këto janë fjalët e tij

Boksieri Robin Haxhi Krasniqi është rikthyer me një fitore të madhe në ring, pas një mungese pothuajse dyvjeçare në boksin profesionist

Krasniqi, mbrëmë, triumfoi ndaj numrit një të Belgjikës, Timur Nikarkhoev, të cilin e detyroi që ta dorëzojë meçin.

35-vjeçari tregoi formë të lartë, që nga fillimi e deri te përfundimi i meçit derisa sot, një ditë pas, ai ka zgjedhur rrjetet sociale për ta bërë një falënderim për këtë rikthim, ku edhe ka falënderuar trajnerët e vetë.

“Të dashur fansa dhe miq, fitorja mbrëmë ishte më shumë se një fitore, sepse kisha shumë për të punuar në 1.5 vitet e fundit, prandaj isha kaq i lumtur dje. Shumë faleminderit trajnerëve të mi Sepp Maurer dhe Jürgen Brähmer, të cilët më bërë të fit në një kohë kaq të shkurtër për të mposhtur kundërshtarin e fortë, numrin 1 të Belgjikës”, ka shkruar fillimisht ai.

Tutje, ai ka falënderuar sponsorin dhe menaxherin e tij.

“Faleminderit shumë sponsorit kryesor dhe mikut tim Burim Hazrolli, i cili organizoi një mbrëmje kaq të madhe luftarake në një kohë kaq të shkurtër. Shumë faleminderit menaxherit tim, Luan Dreshaj, i cili prej mbi 16 vitesh më ofron mbështetje maksimale dhe shumë profesionale në çdo situatë dhe në çdo kohë”.

“Një falënderim i madh për sponsorët dhe mbështetësit e mi ISI FAMILIA, UJI CRYSTAL dhe KALMBACH si dhe për të gjithë mbështetësit e tjerë që i vlerësoj shumë. Dhe së fundi, por me shumë zemër dua të shpreh një falënderim të madh për familjen time, miqtë dhe fansat e mi të çmendur, të cilët gjithmonë dhe kudo më motivojnë kaq shumë”, thuhet ndër të tjera në këtë postim falënderues të Krasniqit.

Shpërndaje në: