Haxhi Krasniqi për ndeshjen ndaj francezit ja lë fajin komentatorit

Haxhi Krasniqi për ndeshjen ndaj francezit ja lë fajin komentatorit

Në ndeshjen e natës së 5 gushtit Haxhi Krasniqi shënoi fitore pas nëntë rundeve ndaj Nadjib Muhammed, pasi gjyqtari e diskualifikoi këtë të fundit për shkak të goditjeve të palejuara që jepte, raporton Gazeta Sinjali Sporti.

Por, pjesa më e madhe e qyetarëve të vendit që e përcollën meçin nuk u pajtuan aspak me këtë fitore të cilën e panë të pamerituar, e edhe si njollë në karrierën e njërit prej bokserëve më të suksesshëm shqiptar.

Komentet në rrjete sociale ishin të shumta, ku një pjesë e madhe e tyre kryesisht ishin ofendime ndaj bokserit kosovar.

E, ndaj këtyre komenteve ka reaguar vetë Robin Haxhi Krasniqi, reagim ky të cilin e ka nisur për, siç u shpreh ai, “ekspertët” e boksit të rrjeteve sociale si dhe për komentatorët e duelit.

Ai i ka hedhur poshtë pretendimet se referi ia ka falur fitorën duke përmendur të gjitha fitoret në karrierën e tij

Krasniqi reagimin e vazhdoi duke fajësuar komentatorin e meçit të cilin e ka quajtur ish-bokser amator, pasi sipas tij, komentimi i tij ndikoi tek publiku duke i keqinformuar, pasi nuk i komentoi fare goditjet e Krasniqit ndaj kundërshtarit të tij Nadjib Mohammedi.

“Komentimi i analistit të quajtur Afrim Majanci i cili është një ish-boksier amator i njohur në Kosovë, ishte jo vetëm skandaloz por edhe tendencioz, ndërkaq komentet e tij ndikonin edhe në komentimin e kolegut të tij, i cili siç dukej pak kishte lidhje me boksin”

“Ky zotriu në këtë duel asnjë goditje timen të pastër nuk e paska komentuar, madje as goditjet nga të cilat është dridhur kundërshtari në 3 raundet e para nuk i paska vërejtur. Ndërkaq goditjet pas koke, goditjet me pjesën e brendshme të dorëzave dhe shumë goditje të tjera të pa-pastra, e të palejuara, të kundërshtarit tim nuk i komentoi aspak. Edhemë skandaloze është se ky zotriu as qortimet dhe heqjen e pikëve të kundërshtarit nga referi nuk i kishte parë fare dhe nuk i paska komentuar. Vlerësimi i tij i vetëm paska qenë të shkuarit përpara me kokë nga ana e kundërshtarit”, ka shtuar ai.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

“Reagim nga Robin Krasniqi për “Ekspertët” e boksit të rrjeteve sociale si dhe për komentatorët e duelit:

Tani po bëhen gati 20 vite nga kur unë kam filluar me boks profesionist dhe të shtunën e 5 gushtit në mbrëmje, e zhvillova duelin e 60-të. Ndërkohë i kam fituar 2 tituj të botës, 2 tituj evropian dhe dhjetra tituj internacional, por dje dhe sot e kuptova nga rrjetet sociale se unë nuk po e kuptoja boksin fare, madje paskam ardhur në Kosovë për të më falur referi fitoren.

Sipas ekspertëve të rrjeteve sociale, individëve të caktuar, që çdo gjë bëjnë për të krijuar klikime dhe sipas komentatorëve zyrtar që e kanë komentuar duelin tim të së shtunës, unë vërtet e paskam humbur duelin dhe fitoren ma paska dhuruar referi.

Me këto dy grupet e para me të vërtet nuk do merem fare, sepse është shumë në rregull nëse e kanë një pikëpamje tjetër për shkak se nuk janë profesionist të fushës, por unë pasi e shikova duelin me komentim, kam metur pa koment dhe vërtetë secilin nga “ekspertët” e rrjeteve sociale, e kuptoj, meqë edhe ata e kanë dëgjuar atë komentim.

Komentimi i analistit të quajtur Afrim Majanci i cili është një ish-boksier amator i njohur në Kosovë, ishte jo vetëm skandaloz por edhe tendencioz, ndërkaq komentet e tij ndikonin edhe në komentimin e kolegut të tij, i cili siç dukej pak kishte lidhje me boksin.

Së pari dua të përgëzoj kundërshtarin tim Nadjib Mohammedi për luftën e tij të përzemërt dhe për duelin e madh që ma dhuroi, sepse pa kundërshtar cilësor nuk ka duel cilësor, por ai jo vetëm që humbi me pikë, por u diskualifikua shumë më vonë se që u desh të diskulifikohej, sepse boksi nuk është MMA. Unë ose boksoj ndaj një kundërshtari cilësor, ose nuk boksoj fare, andaj qëllimi im dhe i ekipit tim ka qenë gjithmonë që të sjellim kundërshtar të nivelit të lartë botëror në Kosovë dhe këtë e kemi bërë.

Po kthehem tek komentimi i ztr. Afrim Majancit. Ky zotriu në këtë duel asnjë goditje timen të pastër nuk e paska komentuar, madje as goditjet nga të cilat është dridhur kundërshtari në 3 raundet e para nuk i paska vërejtur. Ndërkaq goditjet pas koke, goditjet me pjesën e brendshme të dorëzave dhe shumë goditje të tjera të pa-pastra, e të palejuara, të kundërshtarit tim nuk i komentoi aspak. Edhemë skandaloze është se ky zotriu as qortimet dhe heqjen e pikëve të kundërshtarit nga referi nuk i kishte parë fare dhe nuk i paska komentuar. Vlerësimi i tij i vetëm paska qenë të shkuarit përpara me kokë nga ana e kundërshtarit.

Nëse unë boksoja në defanzivë atë e quante humbje, ndërsa ofanzivën e quante prirje, pa marrë parasyshë se goditjet më të shumta të kundërshtarit kanë përfunduar në mbrojtjen time!

Unë nuk e di për çfarë arsye ky zotri ia paska “huq” aq fort, por më vjen sinqerisht keq për tifozët e boksit të cilët drejtpërdrejt janë keq-informuar, sepse zëri i komentuesit natyrisht se ndikon shumë tek vlerësimi final i një teleshikuesi. Gjithashtu më vjen keq për partnerin tanë televiziv TËVË1 i cili ka bërë gjithçka që transmetimi të realizohet edhepse kushtet atmosferike na sollen gati deri tek anulimi i të gjithë mbrëmjes. Kështu përgjegjësia “profesionale” mbetet vetëm tek “profesionistët e rrjeteve sociale” të cilët e marrin detyrën për të komentuar”.

Shpërndaje në: