Havolli: Prishtina Parking i ndan 250 euro bonus për fundvit për të gjithë punonjësit

Havolli: Prishtina Parking i ndan 250 euro bonus për fundvit për të gjithë punonjësit

Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” në fund të këtij viti u ka ndarë shtesa punëtorëve të saj në vlerë të 205 eurove.

Kryeshefi i kësaj ndërmarrje, Sokol Havolli, në mesazhin drejtuar stafit të tij ka thënë se shtesat janë për “punën e shkëlqyeshme” gjatë këtij viti.

“Më lejoni që përmes këtij mesazhi të ju Uroj Vitin e Ri 2025. Puna juaj e shkëlqyer ka sjellë rezultate të kënaqshme për ndërmarrjen. Më lejoni që përmes këtij mesazhi t’ju njoftoj se me propozimin tim dhe aprovim të Bordit të ndërmarrjes, të gjithë punonjësve të ndërmarrjes u kemi ndarë shtesa për fundvit në vlerë 250 euro”.

Gjithashtu, per kontrolloret e terrenit, bordi i ndërmarrjes ka aprovuar propozimin e Havollit që të ketë shtesë mujore prej 42 euro “meqenëse kushtet specifike të punës, kontrolloreve u pamundësojnë kushte te barabarta të punës kundrejt kolegëve të tjerë”.

“Duke ju uruar Vitin e Ri 2025, me shëndet dhe gëzime në familjet tuaja, ju inkurajoj për punë edhe më të zellshme në të ardhmen”.

Shpërndaje në: