Havolli: Llapashtica e zemrës – Rikthim te rrënjët për një Kosovë më të fortë

Havolli: Llapashtica e zemrës – Rikthim te rrënjët për një Kosovë më të fortë

Kandidati për deputet i LDK’së, Sokol Havolli, ka mbajtur një tubim në vendlindjen e tij në fshatin Llapashticë, shkruan Periskopi.

Havolli tha se është rikthyer në Llapashticën e babait për një Kosovë më të fortë.

“Llapashtica e zemrës – Rikthim te rrënjët për një Kosovë më të fortë”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Postimi i plotë: 

Llapashtica e zemrës – Rikthim te rrënjët për një Kosovë më të fortë!

Në Llapashticën e babait tim, në vendin që na lidh të gjithëve me rrënjë të thella, ndjeva një mall të madh dhe një krenari të veçantë. Ishte një kthim në shtëpi, në tokën që mban gjurmët e sakrificës, forcës dhe vizionit të njerëzve që kurrë nuk u dorëzuan.

Bashkë me kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të udhëhequr nga doktori i përkushtuar Ekrem Hyseni, sot hymë në odën e ngrohtë të familjes Havolli. Aty, me banorët e Llapashticës, diskutuam për të ardhmen, për atë çka mund të bëjmë bashkë për ta çuar Kosovën më lart – një hap e një ëndërr më afër synimeve tona të përbashkëta.

Ishte një ditë e mbushur me shumë nostalgji për të kaluarën për plot shpresë për të ardhmen, një vizitë që më ktheu te origjina ime, te rrënjët e familjes sime. Kjo tokë ka nxjerrë heronj e intelektualë, luftëtarë të guximshëm dhe banorë që me shpirt e zemër kërkojnë ndryshimin dhe besojnë në një Kosovë të fortë.

✅124 për LDK
✅1 Lumir Abdixhiku
✅40 Sokol Havolli

#LDK124 #LDK #BehuNdryshimi #BëhuNdryshimi #124 #Kosova #SokolHavolli

Shpërndaje në: