Havolli falënderon mërgatën për mbështetje dhe besim në vizionin e LDK-së

Havolli falënderon mërgatën për mbështetje dhe besim në vizionin e LDK-së

Sokol Havolli, kandidat i LDK-së për deputet ka  shprehur falënderime të thella për mërgatën e Kosovës, duke theksuar mbështetjen e madhe që ka marrë për, sipas tij,  Kryeministrin e ardhshëm, Lumir Abdixhiku, dhe për vizionin e tij për një të ardhme më të mirë për vendin.

Ai theksoi se çdo mesazh dhe mbështetje e mërgatës e forcën dhe motivimin e tij për të vazhduar përpara.

Havolli i falënderoi për kontributin dhe dashurinë ndaj Kosovës, duke i konsideruar ata si forca të pandashme të vendit.

E plotë:

Gjatë këtij muaji të fushatës, kam pranuar mijëra mesazhe nga ju mërgatë e dashur, përmes së cilave shprehni qartë mbështetjen tuaj ndaj Kryeministrit në ardhje Lumir Abdixhiku dhe ndaj meje, gjithashtu ju shprehni besimin tuaj në rrugën e re dhe ndryshimin në Kosovë.

Çdo fjalë e juaja, çdo përkrahje dhe besim ndaj vizionit tonë më japin forcë dhe motivim për të vazhduar përpara!

Ju jeni, forca e Kosovës dhe dëshmia më e mirë se bashkimi ynë është i pathyeshëm. Kontributi dhe dashuria juaj për vendin janë frymëzim për të gjithë ne. Mirënjohja ime për ju është e pafund!

Faleminderit që qëndroni gjithmonë pranë nesh, që na mbështesni dhe besoni në një të ardhme më të mirë për Kosovën!
✅124 për LDK
✅1 Lumir Abdixhiku
✅40 Sokol Havolli

Shpërndaje në: