Hava Mlinaku merr përkrahje në Mihaliq të Vushtrrisë

Hava Mlinaku  merr përkrahje në Mihaliq të Vushtrrisë

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet e 9 shkurtit, Hava Mlinaku, e cila mban edhe pozitën e Nënkryetares së Komunës së Vushtrrisë, vazhdon fushatën e saj intensive me takime të shumta në terren. Sonte, ajo u prit ngrohtësisht nga banorët e fshatit Mihaliq, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për programin e saj dhe të PDK-së.

“Sonte fshati Mihaliq i tha po programit tonë! Po vazhdojmë pa ndërprerje që të takojmë secilin prej jush, sepse më 9 shkurt duhet të dalim të gjithë bashkë për ta bërë realitet programin tonë për një Kosovë më të mirë, më të drejtë dhe më të zhvilluar! Faleminderit nga zemra secilit që po na beson dhe i bashkohet këtij rrugëtimi.” shkroi Mlinaku në facebook.

Mlinaku, e njohur për angazhimin e saj të palodhur në shërbim të qytetarëve, po vazhdon të zhvillojë takime me banorë të komunës së Vushtrrisë dhe më gjerë, duke prezantuar platformën e saj që synon një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë.

Shpërndaje në: