Hashimoto, sëmundja që shkakton depresionin dhe ulë dëshirën seksuale

Hashimoto, sëmundja që shkakton depresionin dhe ulë dëshirën seksuale

Sëmundja imunologjike e Hashimotos është një gjendje kur sistemi imunitar sulmon tiroidin, i cili është pjesë e sistemit endokrin ku prodhon hormone që koordinojnë shumë nga funksionet e trupit të njeriut.

Kjo sëmundje shkakton një çrregullim autoimun në të cilin sistemi imunitar krijon antitrupa që dëmtojnë gjëndrën tiroide. Hulumtuesit ende nuk kanë arritur që të zbulojnë shkakun e kësaj gjendje, shkruan mayoclinic.org, transmeton Gazeta Shneta.

Disa shkencëtarë besojnë se mund të vijë nga një virus, ndërsa të tjerë thonë se është gjenetike.

Kjo sëmundje prek kryesisht gratë e moshës së mesme, por gjithashtu ndodhë edhe tek meshkujt dhe fëmijët.
Simptomat më të shpeshta të kësaj sëmundje janë lodhja, rritja e ndjeshmërisë ndaj të ftohtit, kapsllëku, lëkurë e zbehtë dhe e thatë, rënia e flokëve, dhimbje e muskujve, etj.

Sëmundja e Hashimotos shkakton zgjerimin e gjëndrës tiroide dhe poashtu rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Hashimoto shkakton edhe probleme në shëndetin mendor. Personat që vuajnë nga kjo sëmundje mund të preken nga depresioni në një fazë më të zhvilluar si dhe të pësojnë ulje të dëshirës seksuale tek të dy gjinitë.
Sëmundja ka marr këtë emër sipas kirurgut japonez i cili e ka zbuluar. /Periskopi/

Shpërndaje në: