Hashim Thaçi vjen në Kosovë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet aktualisht në Kosovë, Gjykata Speciale i ka lejuar Thaçit ardhjen në Kosovë, për të pamen e babait të tij, shkruan Periskopi.
Periskopi ka mësuar nga burimet e veta ish-presidenti i Kosovës ndodhet rrugës për në vendlindjen e tij Burojë të Skënderajt.
Ende nuk dihen ende detaje nga ardhja e Thaçit në Kosovë.
Kujtojmë se Specialja nuk e ka lejuar Thaçin që të që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij Haxhi Thaçit, i cili u varros të hënën./PERISKOPI