Hasbulla zbarkon në Australi, fotografohet në një ‘Rolls-Royce’ me vlerë mbi një milionë euro
Sensacioni i TikTok, Hasbulla Magomedov ka zbarkuar në Australi.
19 vjeçari i cili është i famshëm për pamjen e tij si fëmijë, ka mbërritur të shtunën në aeroportin e Sidneit.
Hasbulla u përshëndet nga një grup rojesh të Presitge Hire përpara se të hipte në një veturë luksoze Rolls Royce e cila kushton 1.2 milion dollarë.
Hasbulla fitoi famë në fund të vitit 2020 kur filloi të postonte video në Instagram dhe TikTok.
Me pamjen e tij unike, Hasbulla së shpejti grumbulloi shumë ndjekës në internet, duke përfshirë 2.1 milionë në Instagram dhe 4.7 miliardë shikime në TikTok.
Hasbulla u ka kujtuar fansave se sado e vështirë të bëhet jeta, është e rëndësishme të mbeteni optimistë.
Në korrik, ai tha për The Sydney Morning Herald: “Njerëzit gjithmonë ankohen për gjërat në jetë, por unë përpiqem të shijoj çdo ditë dhe të bëj gjërat që dua. Vërtet duhet të qëndroni pozitiv”.
Pavarësisht suksesit të tij të pamohueshëm, Hasbulla pranon se fama ka një çmim.
“Jeta nga njëra anë është bërë më e mirë dhe nga ana tjetër është bërë më e ndërlikuar”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.
“Mendoj se njerëzit mund të shohin se kam punuar shumë për të krijuar një jetë për veten time për të cilën jam krenare, dhe jam shumë mirënjohës për fansat e mi dhe i mbështes gjithashtu ata”.