Hasani kritikon ashpër rektorin e UP-së: Veprimet e tij tejkalojnë sjelljen e një rrugaçi

Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani, e ka kritikuar ashpër rektorin aktual Arben Hajrullahu.
Hasani ka bërë me dije se në mbledhjen e djeshme të Senatit të UP-së, sjellja e Hajrullahut ndaj kolegëve ka qenë e paprecedent.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se veprimet e Hajrullahut kanë tejkaluar sjelljet e një rrugaçi.
“Sjellja e tij, në fakt, përbën një akt të vërtetë të huliganizmit, që tejkalon sjelljen e një rrugaçi. Huligani, siç e përkufizon sociologjia dhe filozofia, është individi që vepron pa asnjë kriter moral dhe që synon të shkatërrojë çdo ndjeshmëri etike, pa asnjë justifikim të arsyeshëm. Ai nuk ka një parashikueshmëri në sjellje dhe vepron pa ndalje, duke shkatërruar gjithçka që i del përpara. Kjo është e ndryshme nga rrugaçi, i cili, megjithëse dhunues, ka një formë më të qartë të sjelljes dhe vepron gjithmonë sipas një modeli të njohur. Arbeni, nga ana tjetër, me arrogancën dhe dhunën e tij, veproi si një individ që përpiqet të imponojë vullnetin e tij pa asnjë kontroll, duke shkelur çdo normë dhe çdo përpjekje për drejtësi”, ka shkruar Hasani.
Madje, ai ka treguar se është penduar që një njeri të tillë e ka angazhuar në universitet.
“Edhe pse isha i angazhuar me punë, vendosa ta shikoj videon, për të kuptuar më mirë situatën, dhe sidomos pjesën që lidhej me Fakultetin Filozofik. Nuk kaloi shumë kohë dhe, që në momentin e parë të shikimit, ndjeva një pendesë të thellë për përkushtimin tim të dikurshëm në pranimin e Arbenit në Universitet. Kujtova me keqardhje që dikur, me një vlerësim neutral, kisha thënë se “Arbeni ishte profesor i zakonshëm, siç duhet të jetë një profesor në çdo vend të Europës.” Megjithatë, sot, përballë realitetit që po shihja, nuk mund ta mohoja se kisha gabuar”, ka shkruar Hasani.
Të nderuar miq,
Teksa po përgatitesha për të organizuar fundjavën time dhe të Buqes, një mesazh nga një koleg i…
Posted by Enver Hasani on Friday, February 21, 2025