Hasani: Kosova, prioritet kombëtar, do të angazhohemi për të mbrojtur të drejtën e shqiptarëve në rajon

Hasani: Kosova, prioritet kombëtar, do të angazhohemi për të mbrojtur të drejtën e shqiptarëve në rajon

Ministri për Evropën dhe punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, në takim me gazetarët bëri bilancin e vitit 2024. Ai theksoi se për Shqipërinë, Kosova është prioritet kombëtar.

Ai shtoi se Shqipëria do vijojë angazhimet e saj për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon dhe si shembull solli hapjen e dy konsullatave në Ulqin dhe Strugë.

“Kosova është prioritet kombëtar. Ne do të angazhohemi për të mbrojtur të drejtën e shqiptarëve në rajon. Shembull janë hapja e dy konsullatave të Shqipërisë më Strugë të RMV dhe në Ulqin në Mal të Zi, që janë mbështetje për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë”, tha ai.

Shpërndaje në: