Hasani: Incidenti me Osmanin në Shkup poshtërim klasik ndaj Kosovës

Hasani: Incidenti me Osmanin në Shkup poshtërim klasik ndaj Kosovës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovë, Enver Hasani, për incidentin në Aeroportin e Shkupit ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka qenë një poshtërim klasik që i bëhet një shtetit sovran nga një shtet tjetër.

“Mesazhi i parë që i është bërë atje ka qenë që regjimi i ri në Maqedoni t’i jepet lajmi Serbisë se ka ndryshim”, tha Hasani për RTK.

Ai tutje sqaroi se kjo është e para shkelje e ligjit, për shkak se për imunitetin personal i shefit shtetit i Vjosa Osmanit, është absolut.

Hasani më tej vuri në pah të drejtën zakonore në raste kur shefat e shteteve kalojnë transit për të shkuar në një shtet tjetër dhe për çështje kortezie, shefi atij shteti do të duhej t’ia dërgonte, së paku, një zëvendësministër dhe kështu zbatohet qind për qind e drejta ndërkombëtare zakonore, duke shtuar se “çështja e kontrollit të bagazhit personal të shefit të shtetit, të Kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm, përjashtohet edhe kur është udhëtim privat, lëre më që ka qenë udhëtim zyrtar.”

Raportin që doli nga siguria e aeroportit, ku thuhej se kanë zbatuar kontrollin ndaj një qytetareje të zakonshme, si dhe deklarata e VMRO-DPMNE-së se ngjarje të tilla ka ndodhur edhe më përpara, Hasani konsideron skandal, që sipas tij, kjo tregon se Maqedonia e Veriut është shtet joserioz. Sipas tij kjo sjellje ndaj presidentes Osmani ishte provokim që ka vënë në lojë dinjitetin e shtetit tonë.

Shpërndaje në: