Hasani: Albin Kurti duhet të bëjë koalicion me Listën Serbe për të formuar Qeverinë e re

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, në mënyrë që të formojë qeverinë e re, duhet medoemos të bëjë koalicion me Listën Serbe.
Hasani tha se përjashtimi i Listës Serbe nuk lejohet me Kushtetutë.
“Janë dy situata që i njeh Kushtetuta: e para, ministri jo-shqiptar, kërkohet konsultim me ato parti, nëse është anëtar i Kuvendit, pra është deputet, nëse zgjidhet nga jashtë, sepse qeveria mund të zgjidhet nga njerëz jashtë procesit zgjedhor, atëherë kërkohet vendim formal i atyre që i përfaqësojnë komunitetet, pra që kanë dalë nga vota, që do të thotë Lista Serbe. Edhe para kësaj here ka bërë shkelje kushtetuese, sepse kur Nenad Rashiqi është emëruar ministër s’ka qenë deputet, me sa e di unë. Tash është deputet, por nëse duan ta zgjedhin, i kanë dy mundësi: edhe LS edhe partia e Rashiqit, nëse duan ta zgjedhin brenda, kryeministri konsultohet me ta dhe vendosë vetë, s’ka problem. Por, nëse nuk duan ta zgjedhin Rashiqin, as prej Listës Serbe që është deputet brenda, e bën nga jashtë. Ai mund ta bëjë, por e shkel Kushtetutën”, tha ai në Rubikon.
Në anën tjetër, kryetarja e Alternativës, që garoi së bashku me listën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Guxo, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se kanë marr besimin për të formuar Qeverinë e re por siç tha ajo, jo me çdo çmim.
Në intervistë për “Ditarin Kosova”, Kusari-Lila tha se sigurimi i 48 mandateve i lë me sfidën për të siguruar 61 votat e nevojshme minimale për formimin e Qeverisë.
“Kjo na lë me shqyrtimin e mundësive në vazhdimësi të arritjes së 61 votave por jo me çdo kusht dhe jo me çdo çmim të koalicooneve joaprimore apo të pazareve të cilat mund të kenë një synim për aktualizim të partive të tjera por jo për arritje të suksesshme të programit qeverisës”, tha Kusari-Lila që shtoi se pop resin certifikimin e rezultateve para se të vendosin për drejtimin që duhet të ndjekin.
E pyetur nëse janë të hapur për bashkëpunim me Nismën e Fatmir Limaj që ka siguruar tre deputetë në Kuvend, Kusari-Lila deklaroi se nuk majfton vetëm gatishmëria.
Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim, na presin pasiguri