Harta e re e zjarreve në Los Anxhelos : Zonat e evakuimit zgjerohen, shumë shtëpi të shkatërruara
Zyrtarët e Departamentit të Zjarrfikësve të Kalifornisë kanë publikuar një hartë të përditësuar të zjarreve në Los Anxhelos, duke treguar se si zjarri është ende duke u luftuar në tre zona kryesore.
Situata më e vështirë mbetet në zonën e zjarrit Palisades, ku 13 për qind e zjarrit është vënë nën kontroll. Megjithatë, shumë shtëpi janë në rrezik dhe është urdhëruar evakuimi i zonës më të gjerë.
“Shumë pjesë të Pacific Palisades, Malibu, Santa Monica, Calabasas, Brentwood dhe Encino janë nën urdhra evakuimi ose paralajmërime. Më shumë se 12,000 struktura mbeten në rrezik. Zyrtarët vlerësojnë se më shumë se 5,300 struktura, duke përfshirë shumë shtëpi, janë dëmtuar ose shkatërruar”, sipas LA Times.
Zjarri Eaton kërcënoi gjithashtu prona të shumta, me zyrtarët që thanë se 7,000 prona u dogjën nga zjarri që goditi veriun e “Qytetit të Engjëjve”.
Zjarri Hurst është më i vogli, por ende shkakton probleme në 779 hektarë tokë.
Përveç zjarrfikësve nga pjesë të shumta të SHBA-së, në terren janë vendosur edhe anëtarë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë, prej të cilave 2500 në këtë zonë.
“Burrat dhe gratë e Gardës Kombëtare të Kalifornisë kanë qenë në terren që nga dita e parë – jo vetëm duke luftuar zjarret, por edhe duke ndihmuar me përpjekjet e sigurisë publike në komunitetet e shkatërruara nga këto zjarre,” tha shërbimi.
Për të luftuar zjarret, Kalifornia do të pezullojë ligjet mjedisore në mënyrë që bizneset dhe shtëpitë të mund të rindërtohen.
Kërkesat për lejet e ndërtimit dhe auditimet në Aktin e Cilësisë së Mjedisit të Kalifornisë dhe Aktin e Zonës Bregdetare të Kalifornisë, që shpesh konsiderohen të rënda nga zhvilluesit, do të rishikohen për viktimat e zjarrit dhe këdo, prona e të cilit kërcënohet nga zjarri.