Harry Maguire: Ne ishim skuadra më e mirë në fushë, por gjyqtari ishte i tmerrshëm
Humbja e djeshme ndaj Francës ka lënë shije të hidhur te lojtarët anglez.
Në një intervistë për BeIN Sports, mbrojtësi i “tre luanëve”, Harry Maguire e ka vlerësuar me notat kritike arbitrimin gjatë ndeshjes.“Arbitri ishte i tmerrshëm gjatë gjithë ndeshjes.
Ne si lojtarë gjithmonë ngremë fytyrën dhe pranojmë kritikat. Mendoj se, megjithatë, do të ishte mirë të dëgjoja nga ai nëse ka luajtur një lojë të mirë apo jo. Do të doja ta dija nga ai sepse ka pasur vendime të këqija. Kjo edhe nga pjesa e parë kur filluan të bënin shumë faulle”,- u shpreh Maguire.
Ndërkaq, Maguire analizoi dhe lojën franceze dhe i konsideroi “gjelat” si favoritët kryesorë, për të fituar, “Katar 2022”.
“Ne ishim skuadra më e mirë në fushë, jam i sigurt për këtë. Kushdo që e ka parë ndeshjen pa qenë tifoz i asnjërës skuadër do të thotë kështu. Ne luftuam, ne shtymë, krijuam kaq shumë. Ata ishin cinikë në dy momente dhe për këtë arsye janë kampionë të botës. Kjo është edhe arsyeja pse, në fakt, ata janë favoritët për të fituar sërish”,- përfundoi Maguire