Harry Kane gëzon anglezët, i gatshëm për Kupën e Botës (Video)

Periskopi.com Sporti

Harry Kanë pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen e fundit ndaj Bournemouth

Ylli i Tottenhamit do të mungojë deri në maj, derisa pritet të jetë i gatshëm për Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë verë në Rusi, shkruan Periskopi.

Kane deri tani ka shënuar 24 gola në Premier League dhe ishte lojtari kryesor i skuadrës londineze, por vështirë se mund të bëjë ndonjë paraqitje me ta këtë edicion.

Gazeta e njohur angleze ‘Mirror’ ka bërë të ditur se sulmuesi anglez do të rikthehet në maj, dhe do të punohet fortë me të që të jetë i gatshëm për kombëtaren e Anglisë në Kupën e Botës, ‘Rusi 2018’. /Periskopi