Harrojeni prezervativin e zakonshëm, po vjen ai modern që do katër duar për ta hapur
Pasi deri më sot jemi njohur me prezervativët me aromë, ato floureshentë, madje edhe ata vegan, ky është kufiri i ri për seks të sigurt: prezervativët e pëlqimit!
Siç raporton faqja Insider, marka e njohur argjentinase e lodra seksi “Tulipán” ka krijuar prezervativin e parë të konsensusit në botë, i cili është i mbyllur në një paketim që kërkon përdorimin e katër duarve për ta hapur( katër qoshet e paketimit duhet të shtypen njëkohësisht). Kjo të paktën do t’u sigurojë të dy partnerëve të njëjtën përfshirje në vendimin për të bërë seks.
Pëlqimi është gjëja më e rëndësishme në seks dhe ky prezervativ është një pikënisje e mirë. “Tulipán gjithmonë ka folur për një kënaqësi të sigurt, por për këtë fushatë kemi kuptuar se duhet të flisnim për gjënë më të rëndësishme në çdo marrëdhënie seksuale. Kënaqësia është e mundur vetëm nëse të dy jepni pëlqimin tuaj”, shpjegoi Joaquin Campins e BBDO, agjensia e reklamave përgjegjëse për marketingun e prezervativëve.
Këto prezervativë nuk do të shiten para fundit të vitit, por ato janë shpërndarë falas që prej disa kohësh në Buenos Aires, ku po shijojnë një konsensus të caktuar.