Harrojeni Botox-in, kjo është maska natyrale që zhduk rrudhat si me magji dhe ju rinon me 10 vite

Harrojeni Botox-in, kjo është maska natyrale që zhduk rrudhat si me magji dhe ju rinon me 10 vite

Në ndryshim nga pjesët e tjera të trupit, fytyra është ajo që pëson e para veprimin e radikaleve të lira, rrezeve të diellit, por edhe përbërësve toksikë që gjenden në ajër, në produktet kozmetike etj. Si rrjedhojë, me kalimin e viteve ajo humbet elasticitetin dhe shfaqen rrudhat e para në lëkurë. Për këtë arsye, Living ju propozon një super maskë që do vepron më shpejt se çdo trajtim Botox.

Për të përgatitur maskën me efekt shtrëngues, ju nevojiten: 1 vezë, 1 lugë gjelle vaj argani, 1 kapsulë vitaminë C ose 15 pika lëng limoni dhe 10 pika vaj esencial vaj temjani.

Përgatitja: Rrihni fillimisht vezën dhe shtoni një nga një përbërësit e tjerë. Këshillohet që vitaminë C ta lini për në fund, pasi veza dhe vajrat esencialë janë lidhur me njëri-tjetrin. Pasi ta keni përzier mirë e mirë, ruajeni në frigorifer për të paktën 24 orë. Mund ta filloni ta përdorni nga dita e nesërme. Mjafton që ta lini të pushojë jashtë frigoriferit për 30 minuta dhe më pas ta aplikoni direkt në lëkurë. I gjithë sekreti i kësaj maske qëndron tek përbërësit e saj, të cilët do t’i shpjegojmë si më poshtë.

Veza është një minierë e vërtetë vlerash ushqyese, si proteina, hekur, magnez, vitamina B2,B3,B6 dhe B12, A, D dhe E, zink dhe kalcium. Të gjithë këta përbërës ushqejnë lëkurën, nxisin prodhimin e elastinës dhe parandalojnë veprimin e radikaleve të lira, si dhe kanë efekt shtrëngues. Nga ana tjetër, vaji i arganit është i pasur me shumë antioksidantë, acide yndyrore oleine dhe linoleike, të cilat e bëjnë lëkurën më të shndritshme dhe të hidratuar.

Vitamina C, njohur ndryshe si acidi askorbik, rigjeneron lëkurën e fytyrës, eliminon qelizat e vdekura, eliminon njollat kafe dhe parandalon shfaqjen e rrudhave. Vaji i temjanit  me të drejtë meriton të quhet “ Mbreti i Vajrave “. Ky vaj është përdorur që në kohët e lashta si një vaj esencial shumë i çmuar dhe i vyer për cilësitë e tij. Ai ka në përmbajtjen e tij përbërës me veti antioksiduese që rigjenerojnë lëkurën.

Shpërndaje në: