Hardueri i ‘Bitcoin’ do të shpenzojë energji elektrike sa Austria

Hardueri i ‘Bitcoin’ do të shpenzojë energji elektrike sa Austria

“Mihja” e Bitcoinit e kërkon një harduer aq intensiv dhe të veçantë, saqë mënyra e vetme për shumicën e njerëzve që të hyjnë në lojën e kriptovalutave është thjesht blerja e monedhës nëpërmjet këmbimoreve.

Por, kjo nuk do të thotë që “mihja” është ngadalësuar.

Përkundrazi, ka ndodhur krejt e kundërta, duke i dhënë kështu ambientalistëve (dhe kujtdo, pos kriptovalutistëve më të entuziazmuar) shkak për shqetësime.

Ndërmjet ventilatorëve të ftohjes, harduerit prodhues dhe kostove të mëdha dhe në rritje energjetike që nevojiten për ta vënë në punë një rig për “mihje” të bitcoinëve, rrjeti botëror i bitcoinit pritet t’i përdorë deri në 7.67 gigavatë të energjisë deri në fund të vitit 2018, sipas hulumtimeve dhe modeleve të reja.

Shpërndaje në: