“Haram vota jonë”: Ish-kandidati i LVV-së kritikon Qeverinë Kurti për paradën e LGBTQ+, premton ndëshkim

“Haram vota jonë”: Ish-kandidati i LVV-së kritikon Qeverinë Kurti për paradën e LGBTQ+, premton ndëshkim

Bedri Bytyçi, ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale në Malishevë ka ngritur një valë kritikash ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij, për pjesëmarrjen e tyre në paradën e komunitetit LGBTQ+.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-kandidati i cili momentalisht shërben si imam në një fshat të Malishevës ka shprehur indinjatën dhe zhgënjimin e tij për këtë veprim, duke e konsideruar atë të papranueshëm për shumicën myslimane të vendit.

Ai premton edhe hakmarrje politike ndaj Albin Kurtit në zgjedhjet e ardhshme, raporton Paparaci.

“Haram vota jonë, që iu dham me dorën tonë! Qysh ndiheni kur ktheheni te familjet tuaja kur ata iu pyesin: Ku ishin? Kush janë ata? Hmmm ata janë:….Çfarë përgjigje keni! Shpejt vjen dita e zgjedhjeve!Ama, 95% mysliman, e me qit në krye një njeri që ta promovon atë që jo vetëm Islami si fe, por të gjitha fetë qiellore e kundërshtojnë pa hezitim. Vallahi, bilahi, tAllahi jemi popull për studim! Hajt se hataja ma e madhe zgjatë 2 ditë!  Harrojmë! Turpi ju mbuloftë siç i ka mbuluar plot para jush që promovonin degjenerimin e tillë!”, shkruan Bytyçi.

 

VIT ZGJEDHOR| Haram djersën, mundin, sakrificën – Këto janë disa nga dorëheqjet prekëse të aktivistëve të zhgënjyer të VV-së deri tani

Shpërndaje në: