Haradinaj: Vendi ynë po arrin të rrisë jo vetëm prodhimin, por edhe cilësinë e verës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, mori pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Francës.
Haradinaj tha se organizim simbolizon jo vetëm traditën e pasur të Francës për verën, por edhe një mundësi për të ndarë momente të veçanta dhe për të nxitur bashkëpunimin kulturor.
“Edhe Kosova njihet për kulturën e verës si një vlerë në rritje në çdo hap. Me kalimin e viteve, vendi ynë po arrin të rrisë jo vetëm prodhimin, por edhe cilësinë e verës, duke u bërë një konkurrues i denjë në tregun ndërkombëtar të verërave”, tha Haradinaj.
Postimi i plotë:
Edhe Kosova njihet për kulturën e verës si një vlerë në rritje në çdo hap. Me kalimin e viteve, vendi ynë po arrin të rrisë jo vetëm prodhimin, por edhe cilësinë e verës, duke u bërë një konkurrues i denjë në tregun ndërkombëtar të verërave.
Në këtë frymë, ishte kënaqësi e veçantë të marrë pjesë sot në festën Soirée du Beaujolais Nouveau, të organizuar nga Ambasada Franceze në Prishtinë, në Sirius Wine Shop. Ky event simbolizon jo vetëm traditën e pasur të Francës për verën, por edhe një mundësi për të ndarë momente të veçanta dhe për të nxitur bashkëpunimin kulturor.
Mikut tim, Sami Ahmeti, një sipërmarrës dhe atdhetar i devotshëm, i uroj suksese të vazhdueshme.