Haradinaj uron suksesin e Kosovës pas fitores ndaj Islandës

Kosova ka mposhtur Islandën në dy ndeshje dhe Dardanët tashmë do të promovohen në Grupin B të Ligës së Kombeve, transmeton Periskopi.
Për këtë sukses ka shprehur urime edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
“Dominim absolut nga Dardanët në ndeshjen kthyese kundër Islandës. Një fitore spektakulare që na kualifikon në Ligën B në kuadër të Ligës së Kombeve. Faleminderit për prezantimin dinjitoz të vendit dhe vlerave tona”, ka shkruar Haradinaj.