Haradinaj uron nipin e dëshmorit Gazmend Mehmetaj pasi u betua si polic: Kështu nderohet gjaku i derdhur për liri
Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj ka uruar Gazmend Mehmetajn e ri pasi u betua si polic i ri i Kosovës.
Haradinaj tha se polici i ri është nipi i dëshmorit Gazmend Mehmetaj, emrin e të cilit e trashëgoi.
Postimi i plotë:
Gazmend Mehmetaj ‘Kaçurreli’ ishte pjesë e celulave të para të UÇK-së, bashkë me Shkëlzenin, Kadriun, Hashimin e shumë heronj tjerë të rënë e të gjallë. Kaçurreli idealin e tij për liri e shpagoi me gjak, ra dëshmor në betejën e Gllogjanit me 24 mars 1998 krah Himë Haradinaj e Agron Mehmetaj.
Sot nipi tij i cili trashëgon emrin Gazmend, u betua si polic i Republikës së Kosovës. Gjaku i derdhur për liri, nderohet kështu.
Të priftë e mbara Gazmend Mehmetaj i ri 🇽🇰🇦🇱
Gazmend Mehmetaj ‘Kaçurreli’ ishte pjesë e celulave të para të UÇK-së, bashkë me Shkëlzenin, Kadriun, Hashimin e shumë…
Posted by Daut Haradinaj on Friday, January 24, 2025