Haradinaj tregon për herë të parë për takimin me amerikanët ku LDK’ja e ka kundërshtuar Ushtrinë e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Pas kritikave që i bëri qeverisjes Haradinaj, kryetari i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, fjalën e mori kryeministri.

E ndër të tjera kryeministri foli edhe për një takim të vitit 2014 me amerikanët, ku tha se iu ishte ofruar Ushtria, ku sipas tij LDK’ja kishte kundërshtuar, raporton Periskopi.

“Amerikanët na patën ofru me na dhanë Ushtrinë në vitin 2014, në këmbim të një mandat 4 vjeçar  për 10 ulëse për serbët”, tha ai.

Mirëpo, sipas tij, në atë kohë LDK e kundërshtoi këtë.

“LDK pati zgjedhë me u bë patriote atëherë dhe me marrë një përqindje të votave dhe nuk ka pranu e na ka quajtur neve tradhëtarë”, ka thënë kryeministri.

Ai akuzoi LDK’në se e ka lënë Kosovën pa Ushtri qe 10 vjet.

“E keni lanë Kosovën pa ushtri qe 10 vjet, turp me ju ardh, keni shitë patriotizëm atëherë”, u shpreh Haradinaj.

E nga ulësja e tij, këto i ka kundërshtuar deputeti i LDK’së Arben Gashi. Kjo si duket e nervozoi Haradinajn i cili i tha Gashit se “po rren”.

“Qyre Arben Gashi, nese je kon qaty je ka rren sot. Shkoni në Ambasadë amerikane e merrni letrat. Rrej sa të duash. Je ka rren o vlla”, tha Haradinaj. /Periskopi.