Haradinaj tregon dy top prioritetet: Zgjidhja e gjykimit të padrejtë ndaj krerëve të UÇK-së dhe ligji i veteranëve
Daut Haradinaj, kandidat i AAK-së për deputet, ka vizituar OVL e UÇK-së, e cila po e mban Kuvendin e saj zgjedhor.
Haradinaj ka treguar dy “top prioritetet” e tij personale.
“Veteranët e luftës sot po zgjedhin udhëheqësin e ri. Në këtë kuvend pata rastin të takoj figura emblematike të kohës së luftës dhe aktivistë të devotshëm të kombit. Gjatë bashkëbisedimit, tema kryesore ishte gjykimi i padrejtë i krerëve të UÇK-së dhe ndryshimi urgjent i ligjit të veteranëve, si dhe trajtimi i tyre me dinjitet. Mandatin e ardhshëm, top prioritet personal i imi do të jetë zgjidhja e këtyre dy temave.
Kur ka vullnet, gjithçka është e mundshme, e vullneti s’do të mungojë aty ku duhet.
Suksese atyre që zgjidhen sot në krye të OVL UÇK!
Përkrahja s’do t’ju mungojë!” – ka shkruar Haradinaj.
Veteranët e luftës sot po zgjedhin udhëheqësin e ri. Në këtë kuvend pata rastin të takoj figura emblematike të kohës së…
Posted by Daut Haradinaj on Saturday, January 18, 2025