Haradinaj: Thaçi s’ka me qenë në të pame, maksimumi deri te varri i babait të tij

Haradinaj: Thaçi s’ka me qenë në të pame, maksimumi deri te varri i babait të tij

Ish nënkryetari i i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj në Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur rreth mohimit të ish-presidentit Hashim Thaçi nga ana e Gjykatës Speciale që ai të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i cili u varros sot.

Haradinaj ka thënë se për të gjitha vdekjet e familjarëve të ish-liderëve të UÇK-së Gjykata Speciale e ka ditur afërsisht se ato do të ndodhin dhe se nuk mund të arsyetohen në mungesë të logjistikës.

“Më së shumti e kanë ditur gjendjen e babait të Thaçit, kështu që ata u dashtë… e ka ditë edhe Hashimi që ma nuk e sheh babën e vet gjallë, kqyrjani emocionet, kqyrjani ngashërimet…prandaj këta ekzakt u dashtë me u parapërgatit. Këto [arsyetimet] i kanë për ekuivokët e tyre. Edhe për vëllain tim e kanë ditë, edhe për të gjithë e kanë ditë që do të ndodh. E përmendin logjistiken për me u tall me ne’’, ka thënë ai.

Haradinaj ka fajësuar presidenten Osmani për dërgimin në kushtetuese të Gjykatës Speciale e cila nuk kishte mandat gjatë arrestimit të tij.

“U kanë kidnapim, Vjosa Osmani nuk e ka qu në kushtetuesen tanë, Vjosa Osmani e ka qu lëndën në kushtetutën që e ka vet Gjykata, do të thotë ka me vendos gjykata për veten… prandaj Vjosa Osmani nuk muj arsyetohet për ato fjalë që i ka thënë, sepse nëse arsyetohet në ato fjalë që e kanë bë këta, e ka vazhdu kjo dhe nuk e ka pyet Kushtetuesen tanë që e ka obligim kushtetues, por ka pyet kushtetuesen e huj brenda kushtetuesës tanë dhe e ka ofendu vetë shtetin’’, ka thënë ai.

Tutje Haradinaj ka thënë se tani pas do dite do ta lejojnë Thaçin të vij, por edhe vizita e tij [në Spital] ka ndodhur falë mediave dhe opinionit që e kanë pa që o ka i del për dore dhe po e dinë çka o ka i gjenë.

Lejimi i vizitës pas ritit të varrimit Haradinaj ka thënë se është për të bërë filma.

“O me ba film, të lshoj kur du ty’’, ka thënë Haradinaj. /Periskopi

Shpërndaje në: