Haradinaj tallet me logjiken e pushtetit: Paradite kërkojnë ekstradimin e Radoiçiqit, pasdite thonë drejtësia është e kapur
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për sulmet që po ia bën sistemit të drejtësisë.
Ai ka bërë me dije se nuk po e kupton logjiken e kësaj qeveria.
Në profilin e tij në “Facebooj”, Haradinaj ka shkruar se në njërën anë kryeministri Albin Kurti po e kërkon ekstradimin e Milan Radoiçiqit në Kosovë, kurse në anën tjetër po thotë se drejtësia është e kapur.
Sipas tij, në këtë mënyrë Qeveria nuk mund ta bind askënd për ekstradim të Radoiçiqit.
“Qysh ta kuptojmë logjikën e këtij pushteti? Ka vendosur kusht të dialogut ekstradimin e Radojçiqit drejtësisë së Kosovës, e në të njëjtën kohë prej Kryeministrit, te Ministrja e Drejtësisë e tek deputetët e VV-së, krejt çka dëgjojmë është se drejtësia e Kosovës nuk është e pavarur. Dëgjojmë nga ata se opozita e kontrollon Prokurorinë, se gjyqtarët dhe prokurorët janë të kapur dhe vendimet e drejtësisë në vazhdimësi janë subjekt i interpretimeve politike të pushtetit. Nëse e bindin botën se drejtësia nuk është e pavarur, si mendojnë se dikush do t’ua ekstradojë Radojçiqin? Apo e kanë këtë kërkesë vetëm për konsum të brendshëm elektoral?”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka përmendur edhe një kundërthënie tjetër të pushtetit në raport me sistemin e drejtësisë.
“Para dite thotë Kurti se Kosova është vendi më demokratik në rajon, e pasdite ai dhe njerëzit e tij e sulmojnë pavarësinë e drejtësisë dhe bëjnë përpjekje të hapur për ndërhyrje te gjyqësori. Kjo lidhje me shtet demokratik nuk ka. Përnjëmend, pushtet i çuditshëm!”, ka shkruar Haradinaj.
Qysh ta kuptojmë logjikën e këtij pushteti? Ka vendosur kusht të dialogut ekstradimin e Radojçiqit drejtësisë së…
Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, September 21, 2024