Haradinaj takon Orav: Kosova duhet t’i kthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik

Haradinaj takon Orav: Kosova duhet t’i kthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin tha se diskutuan mbi nevojën e avancimit drejt integrimit evropian.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Kosova duhet t’i kthehet kursit të saj drejt integrimit euroatlantik, e shtoi se “AAK-ja është e angazhuar në agjendën integruese”.

Sipas kreut të partisë opozitare, rrugëtimi i Kosovës duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

“Sot, mirëprita në takim njoftues Ambasadorin e BE-së në Kosovë, z. Aivo Orav. Ambasadorit i urova mirëseardhje në vendin tonë, si dhe shpreha nevojën për avancimin e vendit tonë drejt integrimit në BE. Si Aleancë, konfirmova angazhimin tonë në agjendën integruese dhe përkrahjen e reformave të nevojshme që vendi ynë duhet t’i shtyjë përpara. Theksova se, Kosova duhet t’i kthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik. Ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE”, thuhet në statusin e Haradinajt.

Shpërndaje në: