Haradinaj takohet me Kasanofin: ShBA mirëpresin ditën e anëtarësimit të Kosovës në NATO
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar në ShBA me Alexander Kasanof, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.
Haradinaj tha se ritheksoi “përkushtimin e palëkundur për të përmbushur të gjitha obligimet që rrjedhin nga partneriteti me SHBA-në”.
“U tha se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin ditën e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Do të punojmë bashkë për realizimin sa më parë të këtij synimi strategjik”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.