Haradinaj: Siç duket, ish-drejtori i KEK-ut e ka çmendur Kurtin me diçka tjetër
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj mbrojtjes që kryeministri Albin Kurti i bëri ish-drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i cili aktualisht përballet me dy aktakuza.
Në një reagim, Haradinaj i kujtoi Kurtit se Kosova vazhdon të përballet me mungesë të energjisë elektrike.
“Siç duket, ish-drejtori i KEK-ut e ka çmendur Kurtin me diçka tjetër, haha. Kosova është në terr, o qyqan; çohu, shko deri në mihje dhe kryej ndonjë punë, se e more në qafë këtë popull.” – shkroi Haradinaj në Facebook.