Haradinaj: Shpërthimi i zjarreve në Bjeshkët e Deçanit është shqetësues për shkak të përmasave të tij

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me shpërthimin e zjarreve në Bjeshkët e Deçanit, konkretisht në zonën e Kullës së Qelisë, duke e cilësuar situatën si shqetësuese për shkak të përmasave të zjarrëve dhe rrezikut që paraqesin.
Ai ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, dhe ka lavdëruar reagimin e shpejtë të komunës, ekipet e zjarrfikësve, si dhe qytetarët vullnetarë që janë angazhuar për ta përballuar këtë situatë të vështirë.
Haradinaj ka falënderuar çdo individ që po kontribuon në përpjekjet për të kontrolluar zjarret, duke apeluar për kujdes maksimal nga qytetarët, veçanërisht ata që ndodhen pranë zonave të prekura, dhe ka kërkuar shmangien e çdo veprimi që mund të përkeqësojë gjendjen.
E plotë:
Shpërthimi i zjarreve në Bjeshkët e Deçanit, saktësisht në zonën e Kullës së Qelisë, është shqetësues për shkak të përmasave të tij dhe rrezikut që paraqet. Jam në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, dhe falë reagimit të shpejtë të komunës, ekipet e zjarrfikësve dhe shumë qytetarë vullnetarë janë mobilizuar për ta përballuar situatën.
Falënderoj secilin që po kontribuon në këtë betejë me zjarret. Apeloj për kujdes maksimal nga të gjithë qytetarët, sidomos ata që ndodhen pranë zonave të prekura, duke shmangur çdo veprim që mund të përkeqësojë situatën.