Haradinaj: Sakrifica e Jasharajve ndryshoi rrjedhën e historisë

Haradinaj: Sakrifica e Jasharajve ndryshoi rrjedhën e historisë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë kanë qendruar për vizitë në Prekaz në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, shkruan Periskopi.

Në një shkrim në Facebook, Haradinaj ka bashkangjitur disa fotografi dhe një tekst për 26 vjetorin e Epopesë.

Ai ka shkruar se në rrëfimin e një prej kapitujve më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare, emri i Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari ngrihet si një simbol i pashembullt i rezistencës dhe heroizmit.

“Sot në vendin e shenjtë, në Prekaz, nderuam ata me të cilët na bashkuan idealet, e trashëgimia e të cilëve vazhdon të na mbajë të bashkuar dhe të forte”, ka shkruar ai

Sipas tij shtëpia e Jasharajve u bë një simbol i luftës për liri, një fortifikim i vendosur kundër shtypjes dhe okupimit. Nëpërmjet guximit dhe vendosmërisë së tyre, ata u bënë një shembull për gjithë kombin tonë, duke treguar se edhe nën shtypjen më të rëndë, rezistenca është e mundur dhe se fitorja ndaj armikut është e arritshme. Familja heroike Jashari, udhëhequr nga Komandanti legjendar Adem Jashari, nuk u përul para shtypjes dhe okupimit, por zgjodhën të qëndronin drejt për lirinë e tyre dhe të gjithë kombit.

Njoftimi i plotë:

Në rrëfimin e një prej kapitujve më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare, emri i Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari ngrihet si një simbol i pashembullt i rezistencës dhe heroizmit.
Sot në vendin e shenjtë, në Prekaz, nderuam ata me të cilët na bashkuan idealet, e trashëgimia e të cilëve vazhdon të na mbajë të bashkuar dhe të fortë.
Shtëpia e Jasharajve u bë një simbol i luftës për liri, një fortifikim i vendosur kundër shtypjes dhe okupimit. Nëpërmjet guximit dhe vendosmërisë së tyre, ata u bënë një shembull për gjithë kombin tonë, duke treguar se edhe nën shtypjen më të rëndë, rezistenca është e mundur dhe se fitorja ndaj armikut është e arritshme. Familja heroike Jashari, udhëhequr nga Komandanti legjendar Adem Jashari, nuk u përul para shtypjes dhe okupimit, por zgjodhën të qëndronin drejt për lirinë e tyre dhe të gjithë kombit.
Sakrifica e tyre nuk mund të shihej si një ngjarje e vetme, por si një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë. Akti i tyre heroik përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë së plotë.
Për secilin prej nesh, Epopeja e UÇK-së na e sjellë në vëmendje rëndësinë e lirisë që e gëzojmë. Epopeja e UÇK-së vazhdon të jetë një moment lavdie, frymëzim për të ardhmen tonë si shtet i lirë dhe i pavarur, i integruar në BE dhe NATO, dhe në një marrëdhënie të ngushtë me ShBA-në.
Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve për liri!

Shpërndaje në: