Haradinaj reagon ndaj Kurtit: Ka filluar të duket qesharak, kjo nuk ka ndodhur as në vendet më primitive e komuniste

Haradinaj reagon ndaj Kurtit: Ka filluar të duket qesharak, kjo nuk ka ndodhur as në vendet më primitive e komuniste

Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Kurtit, “Po më thoni babë që t’jua rris fëmijët”.

Haradinaj e ka quajtur këtë skandal, derisa ka thënë se në mungesë të ofertës për qytetarët, Kurti ka filluar të duket qesharak.

“Kjo nuk ka ndodhur as në vendet më primitive e komuniste, ku diktatura ja u kontrollon edhe oksigjenin. Shpresoj që vetëdija jonë kolektive të gjejë forcë dhe dije për ta tejkaluar këtë mendësi të çmendur të Kurtit”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Skandali i radhës i Kryeministrit Kurti të cilit i ka humbur rruga në oborr. Në mungesë të një oferte për qytetarët, ai ka filluar të duket qesharak.

Vetëm dëgjojeni si shprehet para popullit, duke shkuar aq larg sa t’u thotë: “Po më thoni babë që t’jua rris fëmijët.”

Kjo nuk ka ndodhur as në vendet më primitive e komuniste, ku diktatura ja u kontrollon edhe oksigjenin.

Shpresoj që vetëdija jonë kolektive të gjejë forcë dhe dije për ta tejkaluar këtë mendësi të çmendur të Kurtit.

Shpërndaje në: