Haradinaj: Populli i Kosovës nuk e do as izolimin e as mashtrimin

Haradinaj: Populli i Kosovës nuk e do as izolimin e as mashtrimin

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se masiviteti i tubimeve elektorale është dëshmi se populli i Kosovës nuk e duron as izolimin as mashtrimin.

Ai është shprehur i kënaqur me masivitetin dhe entuziazmin e tubimeve elektorale të koalicionit që e drejton.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se njeriu i Kosovës po e çon zanin kundër këtij establishmenti autoritar e antikombëtar.

“Kosova nuk e don as izolimin e as mashtrimin. Njeriu i Kosovës po e çon zanin kundër këtij establishmenti autoritar e antikombëtar. Masiviteti dhe entuziazmi i mijëra njerëzve, kudo që kemi shkuar këto ditë, është dëshmi se ky popull nuk e duron as izolimin as mashtrimin! 🇦🇱🇽🇰 të bashkuar për një Kosovë Fituese 137!”, ka shkruar Haradinaj.

Kosova nuk e don as izolimin e as mashtrimin

Njeriu i Kosovës po e çon zanin kundër këtij establishmenti autoritar e…

Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, January 18, 2025

Shpërndaje në: