Haradinaj për mospagesën e orëve shtesë të policëve: Këto skandale i shkojnë për shtati veç armiqve

Haradinaj për mospagesën e orëve shtesë të policëve: Këto skandale i shkojnë për shtati veç armiqve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj qeverisë në detyrë pasi nuk i ekzekutuan pagesa për orët shtesë për Policët, ushtarët e FSK e as për një pjesë të infermierëve, shkruan Periskopi.

Haradinaj tha se kjo situatë është alarmante duke shtuar se është dashur të ua dyfishojnë pagat e jo të mos ua paguajnë orët shtesë.

Postimi i plotë:

Mashtruesit që nuk ndalen së thirruri në emër të sigurisë, po bëjnë gjithçka që munden ta shkatërrojnë pikërisht këtë sektor. Vija e parë e sigurisë, policia jonë e jashtëzakonshme, nuk merr as atë që i takon minimalisht. Këta, në vend që t’ua dyfishojnë pagat kësaj kategorie esenciale të qenësisë dhe sigurisë së Kosovës, nuk ua paguajnë as orët shtesë dhe ato të ndërrimit të natës.

Këto skandale janë alarmante dhe i shkojnë për shtat vetëm atyre që janë armiq të Kosovës.

Nuk kemi polici për t’i përbuzur.

Shpërndaje në: