Haradinaj për Kurtin: Na la pa NATO, pa SHBA e pa BE – ky është e keqja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Haradinaj ka përmendur disa nga sanksionet ndaj Kosovës, gjatë qeverisjes të Kurtit.
”Na la pa NATO, pa 🇺🇸, pa EU. Na solli Asociacionin më të keq të mundshëm”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Na la pa NATO, pa 🇺🇸, pa EU.
Na solli Asociacionin më të keq të mundshëm.
Na vendosi nën sanksione.
Dobësoi biznesin, lodhi punëtorët e sektorit privat dhe publik.
Na bëri të varur nga importi i energjisë dhe na e shtrenjtoi, dhe po na e shtrenjton prapë çmimin.
I poshtëroi vlerat e lirisë duke lënë veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale me ndihmën e Listës Serbe.
Na përçau në Kosovë, por edhe në rajon, me të gjithë shqiptarët, edhe në diasporë.
Ky është e keqja!