Haradinaj për Kurtin: E largoi Kosovën nga BE dhe NATO, por më nuk mund të mashtrojë njeri
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, vazhdon ta quajë mashtrues kryeministrin Albin Kurti.
Sipas Haradinajt, Kurti është ai i cili e ka larguar Kosovën nga BE dhe NATO, dhe e “ka kthyer në rrugë të mbrapshtë”.
Haradinaj është shprehur i ashpër me Kurtin duke thënë “Ky mashtrues nuk po heq dorë nga mashtrimet ordinere të tij, edhe pse ai definitivisht nuk mund të mashtrojë njeri më”.
Postimi i tij i plotë:
Albin Kurti paska thënë se asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe në Nato! E paska zbuluar ujin e nxehtë!!! Por paska harruar mashtruesi se nëse ka një njeri që e ka larguar Kosovën edhe nga BE edhe nga Nato dhe e ka kthyer në rrugë të mbrapshtë, është pikërisht ai!
Ky mashtrues nuk po heq dorë nga mashtrimet ordinere të tij, edhe pse ai definitivisht nuk mund të mashtrojë njeri më!