Haradinaj për ish-krerët e UÇK-së: Drejtësia do të triumfojë siç triumfoi e drejta për të qenë të lirë

Haradinaj për ish-krerët e UÇK-së: Drejtësia do të triumfojë siç triumfoi e drejta për të qenë të lirë

Plot katër vjet janë bërë sot prej kur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët kosovarë – Kadri Veseli e Jakup Krasniqi – dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), Rexhep Selimi, janë nën masën e paraburgimit në Hagë të Holandës, ku janë vendosur Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK).

E për këtë ka shkruar Daut Haradinaj nga AAK.

Haradinaj përsëriti se akuzat ndaj tyre janë akuza të pavërteta, të fabrikuara, të pabaza dhe të ngarkuara politikisht.

Postimi i plotë:

Sot bëhen katër vjet nga dorëheqja si pasojë e ngritjes së akuzave nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-Presidentit Thaçi, ish-Kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Të gjithë këta luftëtarë për liri e paqe, të rreshtuar në vetëmbrojtje të popullit të Kosovës nga makineria fashiste e Serbisë së Millosheviqit. Akuzat ndaj të gjithë shqiptarëve që sot ndodhen në Hagë janë akuza të pavërteta, të fabrikuara, të pabaza dhe të ngarkuara politikisht.

Jam i bindur se drejtësia do të triumfojë, ashtu siç triumfoi e drejta për të qenë të lirë.

Shpërndaje në: