Haradinaj për Invalidët Civilë të Luftës: Kjo Qeveri nuk i ka përfill kërkesat e tyre

Haradinaj për Invalidët Civilë të Luftës: Kjo Qeveri nuk i ka përfill kërkesat e tyre

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo kategori po vazhdon të përballet me mungesën e protezave, si dhe pensionet e ulëta që ua kanë vështirësuar jetesën.

E, për këtë, Haradinaj ka fajësuar Qeverinë që nuk i kanë përfillur kërkesat e kësaj shoqate.

“Fatkeqësisht, kërkesat e kësaj kategorie nuk janë përfillur nga kjo qeveri. Është i papranueshëm mohimi që i bëhet nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në mbulimin e trajtimit mjekësor.

Kjo kategori e shoqërisë nuk e ka vendin në rrugë, ashtu siç protestuan së fundi në kërkim të të drejtave të tyre, por duhet t’i mundësohet trajtimi meritor që iu takon.

U zotova para tyre që në momentin e parë që do të jemi në vendimmarrje do t’i trajtojmë me kujdes dhe do të kujdesemi për plotësim të kërkesave të tyre.

Kosova e ka borxh kujdesin ndaj njerëzve të saj!”, ka shkruar ai./Periskopi

Shpërndaje në: